LAJMI I FUNDIT:

Kthimi i normalitetit në veri, ambasadori amerikan në Beograd: Tani duhet përqendruar tek zgjidhja e qëndrueshme

Kthimi i normalitetit në veri, ambasadori amerikan në Beograd: Tani duhet përqendruar tek zgjidhja e qëndrueshme

Ambasadori i SHBA-së në Begorad, Anthony Godfrey, është shprehur i kënaqur me zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel për targat.

Godfrey, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se tash është koha për t’u fokusuar që të gjendet zgjidhja afatgjatë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“I kënaqur që shoh zbatimin besnik të marrëveshjes së arritur në Bruksel. Liria e lëvizjes dhe tregtia është fondamenti i integrimit ekonomik dhe mirëqenies në rajon”, ka shkruar ai.  Tani ne duhet të fokusohemi tek një zgjidhje e qëndrueshme”, ka shkruar ai, transmeton Telegarfi.


Edhe Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe ka reaguar pasi marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për targat ka filluar të zbatohet.

Giacobbe ka thënë se forcat e KFOR-it në pika kufitare janë aty përkohësisht.

Sipas tij, pritet që për dy javë të kthehet funksionimi i kufirit në normalitet.

Ai ka shtuar se tashmë është koha që të ecet përpara dhe të ketë riangashim të përkushtuar në dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Ndryshe, pas 13 ditësh sot janë zhbllokuar rrugët që shpiejnë në vendkalimet kufitare në veri, Jarinë dhe Bërnjak, ku është kthyer qarkullimi i lirë i automjeteve.

Pas heqjes së barrikadave të vendosura nga serbët, pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë kthyer në Prishtinë, duke i lënë në dorë situatën në veri të Kosovës forcave të KFOR-it. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori