LAJMI I FUNDIT:

Kthim i detajit të modës i cili secilën femër e transformon në damë franceze (Foto)

Kthim i detajit të modës i cili secilën femër e transformon në damë franceze (Foto)

Fjala është për kapelat popullore franceze, të njohura si bereta.

Tashmë kanë vërshuar rrugët e metropoleve të modës në Javën e Modës, ndërkaq i kanë blerë edhe blogistet e njohura dhe damat e tjera të famshme.


Në koleksionin e tyre të ri i kanë përfshirë edhe të gjitha shtëpitë e njohura të dizajnit, nga Chanel deri te Dior dhe Gucci, por që kanë edhe numër të madh koleksionesh të reja.

Në qarqet e modës posaçërisht të popullarizuara janë modelet e lëkurës, mirëpo ende barten beretat e leshta klasike, transmeton Telegrafi.

Magjia e veçantë e beretave qëndron në atë që ato u rrinë mirë bash të gjithave, ndërkaq me vete gjithmonë bartin dozë elegance franceze që është i mirëseardhur për çdo stil, sepse lehtë kombinohen.

Ky është trend të cilin përfundimisht nuk do ta injoroni këtë sezon.

/Telegrafi/