LAJMI I FUNDIT:

Kthesë tronditëse në hetimin e vdekjes së Maradonës: Truproja arrestohet pas zbulimit të mesazheve

Kthesë tronditëse në hetimin e vdekjes së Maradonës: Truproja arrestohet pas zbulimit të mesazheve

Hetimi dramatik për vdekjen e futbollistit legjendar, Diego Armando Maradona, ka marrë një kthesë të re pasi ish-truproja Julio Cesar Coria u arrestua për deklarata kontradiktore.

Kanë kaluar katër vite nga vdekja e një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave. Ekipi mjekësor aktualisht është në gjyq për dështimet e supozuara në trajtimin e tij.

Kryeprokurori Patricio Ferrari e përshkroi trajtimin e tij si “të pamatur dhe të mangët”. Ai gjithashtu shtoi se Maradona ishte në një “shtëpi tmerri” në kohën e vdekjes së tij dhe se nuk u lejua të kthehej në shtëpi pas trajtimit të rrezikshëm dhe operacionit për një mpiksje truri.


Dalin detaje të reja tronditëse nga vdekja e Maradonës, ai qëndroi i vdekur në një shtëpi të pistë për më shumë se dy orë
Lexo po ashtu Dalin detaje të reja tronditëse nga vdekja e Maradonës, ai qëndroi i vdekur në një shtëpi të pistë për më shumë se dy orë

Pas gjashtë punonjësve të shëndetësisë, të cilët janë në gjyq prej disa kohësh, tashmë është arrestuar ish-truproja i tij Julio Cesar Coria, i cili punonte me Maradonën prej vitesh dhe ishte i pranishëm në momentin e vdekjes së tij.

Coria ishte kryesisht dëshmitar në gjyq, por kryeprokurori më pas ekspozoi kontradikta në deklarata.

Ish-truproja gënjeu se nuk kishte folur me mjekun e Maradonës para vdekjes së tij dhe pretendoi se nuk e njihte. Megjithatë, mesazhet në ËhatsApp zbuluan se truproja dhe mjekët ishin në kontakt të vazhdueshëm përpara vdekjes së Maradonës.

Truproja dhe doktori shkuan në grill së bashku, organizuan takime shoqërore dhe folën për shëndetin e Maradonës. Kryeprokurori deklaroi gjithashtu se Coria kishte bërë edhe disa deklarata të tjera të rreme.

Një gjykatë penale të martën urdhëroi një hetim ndaj truprojës për dëshmi të rreme dhe më pas ai u arrestua pasi u akuzua se kishte gënjyer nën betim. /Telegrafi/