LAJMI I FUNDIT:

Kthejani shkëlqimin këpucëve tuaja: Katër truqe në shtëpi me të cilat këpucët e vjetra do të bëhen tërësisht të reja

Kthejani shkëlqimin këpucëve tuaja: Katër truqe në shtëpi me të cilat këpucët e vjetra do të bëhen tërësisht të reja

Në kuzhinë keni çdo gjë që ju nevojitet

Ditëve të fundit moti me shi, mbase ju ka detyruar që nga dollapi i këpucëve t’i nxirrni këpucët e sezonit të kaluar. Në qoftë se janë vjetruar pak në sezonin e kaluar, janë gërvishtur apo ngjyra u është zbehur, mos u dëshpëroni.


Mund t’ua ktheni shkëlqimin e mëparshëm me disa truqe krejtësisht të thjeshta. Krejt çka ju duhet i keni në shtëpi, transmeton Telegrafi.

1. Me ngjitës

Zvogëloni dukshmërinë e gërvishtjeve me super-ngjitës. Me majë të ndonjë sendi të mprehtë aplikoni ngjitës në gërvishtje dhe shtypeni mirë brenda. Lërini të qëndrojnë 2 deri 3 minuta.

Në fund merrni pastën e këpucëve, apo ndonjë mjet tjetër për ngjyrosje që kanë përafërsisht ngjyrën sikur të këpucëve tuaja dhe aplikoni sipër ngjitësit.

2. Me dyllë

Për mbulimin e gërvishtjeve mund të përdorni dyllë blete. Para aplikimit të dyllit, me brushë eliminoni nga gërvishtjet të gjitha papastërtitë. Pastaj aplikoni dyllin me një leckë të pastër pambuku dhe fërkojeni lehtë në këpucë, ndërsa me pjesën tjetër të leckës eliminoni tepricën. Le të qëndrojë afro dhjetë minuta.

Më pas aplikoni edhe ngjyrën. Dyllin mund ta përdorni edhe si një mjet mbrojtës nga lagështia, por edhe për t’i dhënë një shkëlqim këpucëve.

3. Vaj ulliri

Vaji i ullirit mund t’i japë një shkëlqim të jashtëzakonshëm këpucëve, nëse e përdorni në mënyrën e duhur. Veçanërisht është i dobishëm kur artikujt prej lëkure natyrale janë të thatë.

Ju do të përdorni vaj ulliri duke marrë një leckë të pastër pambuku dhe duke aplikuar pak vaj mbi të. Më pas duhet ta fërkoni në këpucë me lëvizje të lehta rrethore. Lëreni të përthithet plotësisht dhe lëkura të thahet.

Ju gjithashtu mund të përdorni vaj ulliri për gërvishtjet duke e aplikuar atë në vendin e dëmtuar, më pas zhytni një leckë në ujë dhe shtrydheni mirë. Vendoseni leckën mbi gërvishtje dhe kaloni hekurin e ndezur mbi leckë disa herë.

Më pas lëmoni bukur këpucën dhe hiqni vajin e tepërt.

4. Pastë dhëmbësh

Jo vetëm që mund të përdorni pastë dhëmbësh për të pastruar banjat dhe për të lustruar argjendin, por mund ta përdorni edhe për të pastruar këpucët prej lëkure. Shtrydhni pak pastë mbi një leckë të pastër pambuku dhe më pas aplikojeni në këpucët tuaja me lëvizje rrethore.

Më pas lajini mirë këpucët dhe hiqni pjesën tjetër të pastës me një leckë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Shigjetari: Horoskopi vjetor për 2024

Shigjetari: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori