LAJMI I FUNDIT:

Kthehet shërbimi i Instagram pas ndërprerjes globale që preku mijëra përdorues

Kthehet shërbimi i Instagram pas ndërprerjes globale që preku mijëra përdorues

Shërbimi i Instagram është kthyer për shumicën e përdoruesve tha kompania, pasi një problem teknik që ndërpreu shërbimet për mijëra njerëz ishte zgjidhur.

“Më herët gjatë ditës kishte probleme teknike nga të cilat disa përdorues kishin vështirësi në qasjen në Instagram. Ne e zgjidhëm problemin aq shpejtë sa mundëm për të gjithë që ishin ndikuar nga ato”, deklaroi për Reuters një zëdhënëse e Meta.

Por kompania nuk bëri të ditur numrin e përdoruesve të prekur nga ndërprerja. Megjithatë faqja e internetit për gjurmimin e ndërprerjeve Downdetector.com tregoi se në SHBA kishte më shumë se 100,000 raportime, 24,000 në Kanada dhe mbi 56,000 në Britani, përcjell Telegrafi.


Më shumë se 180,000 përdorues raportuan probleme me qasjen në Instagram në kulmin e ndërprerjes.

Instagrami nuk funksionoi për disa përdorues të dielën rreth orës 23:45, sipas faqes së internetit të gjurmimit të ndërprerjeve Downdetector.com. Numri i ndërprerjeve u lehtësua në pak më shumë se 7,000 raporte që nga ora 02:30.

Downdetector gjurmon ndërprerjet duke renditur raportet e statusit nga disa burime, duke përfshirë përdoruesit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Teknologji
A ju kujtohet Sebastian Kurz - kompania e tij vlen një miliard dollarë

A ju kujtohet Sebastian Kurz - kompania e tij vlen një miliard dollarë

Teknologji
Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI

Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI

Teknologji
Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Teknologji
Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

Teknologji
xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

Teknologji
Kalo në kategori