LAJMI I FUNDIT:

Kthehet kampioni, Smajlaj synon medalje në Botërorin e Atletikës

Kthehet kampioni, Smajlaj synon medalje në Botërorin e Atletikës

Kampioni i Evropës në kërcim së gjati në salla të mbyllura, Izmir Smajlaj u kthye në vend ku në aeroportin e Rinasit, ai është pritur vetëm nga familjarët dhe miqtë e tij.

Atleti 23-vjeçar nuk e fshehu emocionin e tij për këtë sukses dhe deklaroi se ia dedikon medaljen e artë të gjithë shqiptarëve.

Mediat serbe e marrin si provokim bërjen e shqiponjës me duar nga atleti shqiptar Izmir Smajlaj (Foto)
Lexo po ashtu Mediat serbe e marrin si provokim bërjen e shqiponjës me duar nga atleti shqiptar Izmir Smajlaj (Foto)

“Jam shumë i emocionuar. Kjo medalje i shkon të gjithë shqiptarëve, të gjithë mbështetësve të mi, familjarëve dhe shokëve të mi. Ishte një garë e fortë. Unë realizova në kërcim të fundit. Kisha familjen aty, shokët, më dhanë kurajë dhe ja arrita”, shprehet kampioni.


Në muajin gusht në Londër do të zhvillohet kampionati Botëror i Atletikës dhe Smajlaj deklaron se do tentojë zonën e medaljeve, transmeton TCh.

“Kampionati Botëror është në muajin gusht dhe të premtoj që tani është herët dhe nuk jemi politikan të premtojmë, por shprehim objektivat tona dhe unë synoj të arrij në zonën e medaljeve”, thotë Smajlaj.

Rama uron atletin Izmir Smajlaj për suksesin në Beograd
Lexo po ashtu Rama uron atletin Izmir Smajlaj për suksesin në Beograd

Në Ballkaniadën dhe Evropianin të zhvilluar në Beograd, Smajlaj i fitoi medaljet e arta duke vendosur dhe 2 rekorde kombëtare fillimisht me 7.98 m dhe më pas me 8.08 metra.

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Serie A
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Kalo në kategori