LAJMI I FUNDIT:

KSHZ sot do të diskutojë për kthimin e rrogave të tepërta që i morën pas zgjedhjeve lokale

KSHZ sot do të diskutojë për kthimin e rrogave të tepërta që i morën pas zgjedhjeve lokale

Pasi dje Jess Baily, ambasador i SHBA-ve në Maqedoni i kritikoi anëtarët e KSHZ-së për marrjen e katër rrogave më shumë se normalja, ky komision shtetëror sot nga ora 14:00 do të diskutojë për mundësitë që t’i kthejnë pagesat në formë të bonuseve të marra pas zgjedhjeve lokale në Maqedoni.

Baily dje para studentëve të Fakultetit të sigurisë tha ”Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor kanë marrë nëntë rroga më shumë se sa ju ka takuar. Nuk më pengon se kanë marrë më shumë rroga se sa kanë punuar pasi unë jam shërbyes publik dhe e mbështes idenë për të vlerësuar punën e bërë por pse ky vendim është sjellë me shumicë votash në KSHZ dhe pse kjo është bërë me dyer të mbyllura, duke e fshehur nga opinioni. Ku kanë qenë deputetët që të reagojnë, ku kanë qenë gazetarët që të informojnë dhe ku kanë qenë shërbimet e KSHZ-së që të shpalosin këtë ngjarje?” ju ka thënë Baily studentëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

I menjëhershëm dje ishte reagimi i KSHZ-së që thanë se janë të gatshëm të diskutojnë për kthimin e mjeteve, edhe pse pagesa ka qenë ligjore.


Në njoftimin e KSHZ-së citohet Neni 19 i Ligjit për zgjedhje që përcakton kompenzimin, duke sqaruar se Rregullorja për përcaktimin e kritereve për pagimin e kompenzimit të organeve zgjedhore është marrë pas shpalljes së zgjedhjeve në pajtim me buxhetin e caktuar dhe të miratuar nga ana e Kuvendit të Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme
Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Lajme
Kalo në kategori