Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas KSHZ-së, në Komunën e Sarajit me 30% të vendvotimeve të numëruara deri tani, këto janë rezultatet e kandidatëve për president.


1. Stevo Pendarovski - 86
2. Gordana Siljanovska-Davkova - 169
3. Stevçe Jakimovski - 5
4. Bujar Osmani - 1954
5. Biljana Vankovska - 9
6. Arben Taravari - 1588
7. Maksim Dimitrievski - 21

Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.814.317 votues. Dalja në zgjedhje, sipas KSHZ-së deri në ora 18:30 ishte 48,46% apo 801.645 votues. /Telegrafi/

sarajii