ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Në mbledhjen e fundit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) u refuzuan të gjitha listat e kandidatëve të Lëvizjes Popullore të Maqedonisë, vendim i votuar nga të gjithë antarët e komisionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arsyeja e refuzimit të listave është gjetja e shumë mangësive në të gjitha listat e kandidatëve, pra ka patur mospërputhje nënshkrimesh, si edhe ndërrim kandidatësh, pa kërkesën e KSHZ-së./Telegrafi/