LAJMI I FUNDIT:

KSHZ-ja nesër do të dorëzojë vërtetimet për deputetët e ri

KSHZ-ja nesër do të dorëzojë vërtetimet për deputetët e ri

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nesër pas dite do të dorëzojë vërtetimet për deputetë e ri të zgjedhur në zgjedhje e parakohshme parlamentare në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

KSHZ-ja njofton se herë vërtetimet do të paraqiten tek përfaqësueset e autorizuar të koalicioneve dhe partive politike, dhe jo si më parë deputetëve të sapozgjedhur.

Pritet që pas dorëzimit të vërtetimeve, Kuvendi ta publikojë datën për mbajtjen e seancës kostitutive.
Ndryshe në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare mandate fituan koalicionet e udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja dhe LSDM-ja, BDI, PDSH, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët./Telegrafi/