LAJMI I FUNDIT:

KSHZ-ja është gati për rivotimin në Tearcë, fletëvotimet do të jenë të njëjta

KSHZ-ja është gati për rivotimin në Tearcë, fletëvotimet do të jenë të njëjta

Nesër në Tearcë do të rivotohet në vendvotimin 2011 në shkollën fillore “Kiril Pejçinoviq” pas vendimit të Gjykatës Administrative pët t’a anuluar votimin e 11 dhjetorit në këtë vendvotim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

KSHZ-ja një zëri vendosën që të rivotohet për shkak se kontrollet të bëra nga IT-sektori treguan se rivotimi mund të ndikojë në rezultatin e përgjithshme të zgjedhjeve.

Sipas KSHZ-së, Tearca është gati për rivotim, ndërsa si vëzhgues të akredituar janë caktuar organizatat joqeveritare MOST dhe CIVIL.


Edhe pse OBRM-PDUKM-ja theksoi se nuk do të merr pjesë në rivotim, nga KSHZ-ja theksuan se fletëvotimi do të mbetet e njëjta me gjithë 11 kandidatët, parti dhe koalicione./Telegrafi/