Një gjykatë kushtetuese e një vendi 25 vjet pa shtet e kushtetutë nuk mund të merrte një vendim tjetër përveç heqjes së mandatit të popullit një deputeti të një parlamenti që nuk përfaqëson asgjë e aq më tepër popullin! Këtu problemi nuk është Koço Kokëdhima që u kërkua të bëhej “kokë turku” në vend të “vrasësit” Sali Berisha, por ajo që duhet të trazojë shpirtërat e shqiptarëve është fakti se në një vend në mes të Europës ku populli është e vazhdon të arratiset si dikur izraelitët në shkretëtirë, shprehja “ligji i barabartë për të gjithe” vazhdon të jetë në këtë vend i trasformuar “Jo të gjithë të barabartë para ligjit”!
Kokëdhima, si deputet i ri, u prishi “qetësinë” miliarderëve “profesionistë”’ të një parlamenti që nuk ka përfaqësuar 25 vjet as popullin dhe demokracinë, por thjesht korrupsionin e hajdutërinë! Shkurt, deputetit të popullit, Kokëdhima i hiqet mandati i SOVRANIT me motivacionin: “Nuk është politikan profesionist e nuk di të vjedhë”!
Edhe pse në këtë vend e ka marrë ferra uratën, në asnjë kushtetutë nuk thuhet që një deputeti i kujdo krahu qoftë t’i hiqet mandati i popullit pse është i pasur apo pse në mënyrë trasparente mbi bazën e parimeve të “ekonomisë së tregut” mban aktivitetet private me trasparencë dhe paguan taksat! Është tjetër gjë që një deputet që shfrytëzon funksionin qeverisës apo ligjvënës e bën ligje për aktivitetet e tij e përbën konflikt interesash!
Ne, me paratë e popullit, për 25 vjet paguajme borxhe nga ata që na kanë marrë borxh e na kanë futur në borxh e shqipetaret dhe për 25 vjet të pangrënë nuk lajmë dot 1,2 miliardë borxh të hajdutërisë. Meqenëse injoranca që ka uzurpuar tërë pushtetet e këtij vendi të mjerë, që 25 vjet si shembull ka marrë Amerikën, ka ardhur koha t’i tregojnë një më një popullit ku përfundoi tërë pasuria jonë kombëtare e tundshme dhe e patundshme brenda dhe jashtë!
Administrata amerikane edhe pse e kish të qartë që kompania më e madhe që përbën edhe historinë e ekonomisë së saj, ‘General Motors” mund të falimentonte për të mos lënë rrugëve punëtorët që mbanin me bukë mijëra familje, financoi nga paratë e shtetit e popullit, duke vënë në borxh çdo amerikan 3 mijë dollarë, por e bëri në mënyrë trasparente edhe pse kompania prapë falimentoi.
Por administrata amerikane e sistemi gjyqësor dënoi mashtruesin e finacave Madof me 170 vjet burg e tërë bankierët apo gjyqtarët që kanë lehtësuar trasferimin ilegal të kapitaleve financiare! Pse nuk ndjekim shembullin e amerikanëve në luftën kundër ilegalitetit po merremi me mandatin trasparent të deputetit që 25 vjet nuk është marrë me politikë, ndryshe nga senatorët amerikanë që janë miliarderë në krye të industrive të naftës, luftës e çelikut!?/Shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025