LAJMI I FUNDIT:

Kryhet një operacion i veçantë në Spitalin Amerikan

Kryhet një operacion i veçantë në Spitalin Amerikan

Një operacion i veçantë dhe për të parën herë në Kosovë, është bërë sot në Spitalin Amerikan në Prishtinë, ku ortopedi austriak, Schummiedhub Guniter ka realizuar intervenimin në krahërorin e një pacienti.

Sipas doktor Schummiedhub Guniter tek pacienti i cili ka kryer këtë operim është dashur të intervenohet me disa mjete të veçanta.

“Zoja ka pasur disa vështirësi në krahë, nuk ka pasur mundësi që ky operacion të bëhet me kockat e kësaj kështu që është dashur disa pajisje shtesë, është dashur disa procedura shtesë, prandaj ky është operacion i veçantë“, tha ai.

Gutiner po ashtu tha se fillimisht për të kryer këtë operim kanë hasur në disa vështirësi por me ndërhyrjen e disa proceseve më të veçanta operacioni ka përfunduar mirë.

“Në fillim ka shkuar më me vështirësi por pastaj kemi ndërhyrë me disa procese më të veçanta dhe ka përfunduar mirë…Pacientja tash është mirë por rezultatit kemi me parë pasi që pacientja të lëvizë…është herë e parë që po përformohet ky operacion në Kosovë“, tha ai, raporton KP.

Për pacienten e cila ka kryer ndërhyrje në supë, doktor Guniter ka rekomanduar edhe kryejnë e disa ushtrimeve fizioterapeutike.

Ndryshe, javën e kaluar Spitali Amerikan ka bërë edhe implantimin e pajisjes tre dhëmbëzore për sinkronizimin e zemrës.

Spitali Amerikan me lokacion të ri, pranë rrethit te Spitali në Prishtinë, është gjithmonë në kërkim të perfeksionit për t’i ofruar pacientëve një trajtim mjekësor professional. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori