Për herë të parë në Kosovë, në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, me sukses të plotë janë kryer 4 operime (Bypass axilo-bifemoralis).
Ky bypass (urëzim) i qarkullimit të gjakut ka të bëjë me marrjen e gjakut nga arteria axilaris (arteria e nënsqetullës) dhe dërgimi i tij në drejtim vertikal deri te arteria femoralis (arteria e këmbës së djathtë), e pastaj urëzimi tjetër në drejtim transversal, nga qarkullimi i gjakut në këmbën e djathtë – në arterien e këmbës së majtë, me ndihmën e një gypi vaskular artificial (protezë vaskulare PTFE të diametrit 8mm dhe gjatësi 80cm).
Rasti i parë është pacienti I.S, 67 vjeç, i cili e kishte të mbyllur aortën abdominale (arterien kryesore të trupit të njeriut), në nivel të ndarjes së arterieve renale (arteriet e veshkave) nga aorta abdominale.
Përveç kësaj, pacienti i dytë, M.M, 74 kishte të mbyllura edhe dy arteriet femorale sipërfaqësore, që ushqejnë këmbët me gjak. Për më tepër kishte edhe stenozë ostiale (ngushtim në hyrje) të dy arterieve femorale profunde.
Pacienti M.R, 80 vjeç, kishte të mbyllur aortën abdominale dhe ngushtime të shprehura në arteriet e veshkave. Kishte një zgjerim të aortës së kraharorit, mbyllje të dy arterieve femorale sipërfaqësore, që ushqejnë këmbët me gjak.
Ndërkaq, pacienti i katërt, Pacienti S.R, 81 vjeç, e kishte të mbyllur aortën abdominale nën veshka, kishte ngushtime në arteriet e veshkave. Më tepër ajo kishte edhe një zgjerim mesatar të aortës së kraharorit, mbyllje të arteries femorale sipërfaqësore të majtë. Kishte ngushtim të shprehur në hyrjen e të dy arterieve femorale profunde dhe një aterosklerozë të gjeneralizuar të të gjitha arterieve.
Te të gjithë pacientët pas operacioneve, janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacientët mesatarisht pas 5 ditë hospitalizimi, janë lëshuar në shtëpi, në gjendje të përgjithshme dhe lokale të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KSHZ: Rivotimi nga personat e sëmurë dhe të burgosurit u zhvillua pa probleme
Fushë Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për trafikim me narkotikë dhe posedim armësh – njëri gëlltiti qesen me kokainë gjatë arrestimit
Tetova sivjet me 123 filloristë më pak, në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251