LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Zagrebit veshi një kostum pune dhe pastroi qytetin bashkë me punëtorët

Kryetari i Zagrebit veshi një kostum pune dhe pastroi qytetin bashkë me punëtorët

Në kryeqytetin e Kroacisë përfundoi greva katërditore e punëtorëve të pastrimit, “Çistoça”, e cila gjë kishte bërë që disa pjesë të qytetit të kundërmonin nga mbeturinat.

Pas marrëveshjes me kompaninë shtetërore të pastrimit, kryebashkiaku i Zagrebit, Tomislav Tomaseviq, iu bashkua punëtorëve dhe filloi të pastronte rrugët.

Tomaseviq, i veshur me kostum pune, publikoi një video në rrjetet sociale duke thënë se gjatë orëve të ardhshme do të marrë pjesë në mbledhjen e mbeturinave së bashku me punëtorët.


“Dua të kalojë disa orë me punëtorët, prandaj jam veshur kështu. Dua të shoh për së afërmi punën e tyre në terren, pra orët e ardhshme jam në terren”, tha kryetari i Zagrebit.

“Punëtorët më kërkuan të vijë dhe erdha, do të kisha punuar gjithë turnin, por duhet të kthehem në seancën e kuvendit komunal”, shtoi Tomaseviq.

Lëvizja e kryebashkiakut u kritikua menjëherë nga përfaqësuesit e opozitës në këshillin e qytetit të Zagrebit, duke e akuzuar atë për populizëm. Të tjerë i thanë se duhet të qëndronte përgjithmonë në pozicionin e pastruesit të rrugëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Botë
Ukraina vjen me

Ukraina vjen me "një përditësim mbi madhësinë e forcave të Koresë së Veriut në Rusi - dhe ndikimit të tyre"

Botë
Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?

Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?

Botë
Gjermania me strategji të re të industrisë së mbrojtjes

Gjermania me strategji të re të industrisë së mbrojtjes

Evropa
Kalo në kategori