LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Odës së Mjekëve: 200 mjekë janë raste aktive me COVID-19, 12 prej tyre në gjendje më të rëndë

Kryetari i Odës së Mjekëve: 200 mjekë janë raste aktive me COVID-19, 12 prej tyre në gjendje më të rëndë

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Plaurat Sejdiu ka thënë për RTV Dukagjinin se mbi 1,200 punëtorë shëndetësorë kanë qenë të infektuar me coronavirus.

“494 mjekë janë infektuar ku 200 nga ta janë ende raste aktive. Ky numër është shqetësues duke pasur parasysh kapacitetet që kemi dhe numrin e plakur të mjekëve”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Sejdiu thotë se 12 mjekë janë nën mbikëqyrje intensive të kolegëve dhe shpresojnë se edhe ata do të kthehen në punë së shpejti.

Ai thotë se infektimi i mjekëve është sfidë edhe për popullatën.

“Popullata duhet të bëjë më shumë kujdes që të na ruaj edhe personalin tonë shëndetësorë”.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës thotë se mosha më e atakuar në Kosovë në coronavirusi është ajo nga 30-39 vjeçe.

Ai thotë se kapacitetet humane të mjekëve pavarësisht se janë shtuar nuk janë të mjaftueshme për të përballuar fluksin e pacientëve me coronavirus.

“Lodhja ka filluar të ndjehet në mesin e kolegëve tanë”, tha ndër të tjera Plaurat Sejdiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori