LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi ‘oreks’ për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi ‘oreks’ për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Mike Johnson, ka deklaruar se nuk ka “oreks” për një tjetër paketë financimi për Ukrainën, duke reflektuar një ndryshim të mundshëm në politikën e ndihmave të Uashingtonit ndaj Kievit.

Në një intervistë për Newsmax, republikani dhe aleati i presidentit amerikan, Donald Trump, theksoi se Shtetet e Bashkuara duhet të fokusohen në zgjidhjen e konfliktit sesa në zgjatjen e tij me fonde shtesë.

“Duhet t’i japim fund kësaj lufte”, tha ai, duke nënvizuar se një përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit nuk është në interesin e SHBA-së, shkruan skynews.


Johnson gjithashtu argumentoi se qëndrimi i tij është në përputhje me interesat e aleatëve evropianë. “Aleatët tanë evropianë e kuptojnë gjithashtu këtë domosdoshmëri”, shtoi ai, duke sugjeruar se edhe vendet e tjera perëndimore mund të kenë një qasje më të kujdesshme ndaj financimit të mëtejshëm të luftës.

Ndërkohë, Trump ka propozuar një qasje tjetër për të kompensuar miliarda dollarët e shpenzuar nga SHBA-ja për ndihmën ndaj Ukrainës. Ai ka sugjeruar një marrëveshje që do t’i mundësonte Uashingtonit qasje në burimet minerare të Ukrainës si një formë kompensimi për ndihmat e dhëna.

Ukraina duhet të arrijë marrëveshje për mineralet, thotë këshilltari i Trump
Lexo po ashtu Ukraina duhet të arrijë marrëveshje për mineralet, thotë këshilltari i Trump

Raportimet tregojnë se Uashingtoni po kërkon 50 për qind të të ardhurave nga burimet natyrore të Ukrainës në të ardhmen, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme ekonomike. Megjithatë, deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete, pasi qeveria ukrainase ka shprehur shqetësime të mëdha, jo vetëm për kushtet ekonomike, por edhe për garancitë e sigurisë që do të përfshiheshin në një marrëveshje të tillë.

Këto zhvillime tregojnë për një qasje të re të administratës amerikane dhe të aleatëve të Trumpit ndaj konfliktit në Ukrainë, duke sugjeruar se mbështetja e mëtejshme financiare mund të bëhet më e kufizuar dhe të kushtëzohet me përfitime strategjike për SHBA-në. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Botë
Kalo në kategori