LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Komunës së Kavadarit dënohet me dy muaj burg për blerje votash

Kryetari i Komunës së Kavadarit dënohet me dy muaj burg për blerje votash

Kryetari i Komunës së Kavadarit, Aleksandar Panov, sot në Gjykatën Themelore në Kavadar është dënuar me dy muaj burg për veprën penale “blerje votash në zgjedhje”.

“Për këtë vepër parashihet dënim me para ose burg deri një vit”, tha gjykatësi Lazar Nanev, njofton Telegrafi Maqedoni.


Seancë gjyqësore kundër kryetarit të Kavadarit, akuzohet për blerje votash për OBRM-PDUKM-në
Lexo po ashtu Seancë gjyqësore kundër kryetarit të Kavadarit, akuzohet për blerje votash për OBRM-PDUKM-në

Panov mohoi akuzat ndaj tij me të cilat ngarkohet për ryshfet zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar,

Dëshmitarët para gjykatës thanë se paratë Panov ju ka dhënë me qëllim që ata të votojnë për OBRM-PDUKM-në.

Dënimi do të zbatohet kur aktgjykimi të futet në fuqi./Telegrafi/