Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër punimet ndërtimore që po zhvillohen në kuadër të projektit “Bridging Regions”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes programit të bashkëpunimit ndërkufitar (Cross-Border Cooperation).

Gjatë vizitës, kryetari Haliti u njoh me ecurinë e punimeve që përfshijnë rregullimin e shtratit të lumit, ndërtimin e trotuareve, gropave septike dhe pushimoreve pranë qeshmeve të vjetra.




Ai theksoi se ky projekt ka rëndësi të madhe për zhvillimin e turizmit lokal dhe përmirësimin e mjedisit në komunë dhe zonat përreth.

Sipas komunës, “Bridging Regions” përfaqëson një shembull të bashkëpunimit ndërkufitar dhe të investimeve të qëndrueshme që synojnë nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe promovimin e trashëgimisë natyrore e kulturore të rajonit. /Telegrafi/