LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Federatës Sindikale, Tahir Tahiri : Bujqve iu kërkohet mito në vlerë 30% të grantit që përfitojnë

Kryetari i Federatës Sindikale, Tahir Tahiri : Bujqve iu kërkohet mito në vlerë 30% të grantit që përfitojnë

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri është shprehur i kënaqur nga aksioni i institucioneve shtetërore në lidhje me disa arrestime për keqpërdorimin e subvencioneve në bujqësi.

Tahiri në “Debat Plus” thotë se shumë herë bujqve iu kërkohet mito për të marrë subvencionet që iu takojnë.


“Në shumë raste bujqit janë ankuar edhe në Ministri të Bujqësisë por edhe te ne si Federatë Sindikale e Bujqve…Kërkesat për mito janë të formave të ndryshme varësisht prej situatës se si ata e vlerësojnë. Ka persona që iu kërkohen në mënyrë të drejtpërdrejtë 30% e grantit që ata përfitojnë”.

“Në shumicën e rasteve janë ndërmjetësuesit ata që marrin miton pasi që edhe bëjnë projektet përfituese për bujqit. Ata ua sjellin bujqve rrotull për “hisen” e tyre që iu takon nga subvencioni”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Policia e Kosovës edhe sot ka vazhduar operacionin “Subvencioni 2021”, ku janë arrestuar edhe nëntë persona tjerë të dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, dymbëdhjetë persona janë arrestuar dhe 400 mijë euro janë sekuestruar./Telegrafi/

Demhasaj: Traktorët që shiten në treg me çmim 25-30 mijë euro, Ministria i bleu me 50 mijë deri 100 mijë euro

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori