LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i FA do të largohet si pasojë e blerjes së Newcastle United

Kryetari i FA do të largohet si pasojë e blerjes së Newcastle United

Vetëm 18 muaj pas marrjes së rolit të kryetarit në Shoqatës së Futbollit Angleze, Gary Hoffman ka dhënë dorëheqjen tashmë dhe shkaku është Newcastle United.

Vendimi i tij për të dhënë dorëheqjen përqendrohet në blerjen e fundit të klubit të Ligës Premier, Newcastle United, me klubet e tjera të nivelit të lartë që pretendojnë se janë lënë jashtë loje ndërsa bisedimet e shitblerjes janë zvarritur.

Sipas mediumit Athletic, dorëheqja e Hoffman do të finalizohet këtë javë si rezultat i drejtpërdrejtë i reagimit të ashpër me të cilin është përballur.


Klubet e Ligës Premier në takim urgjent pas shitjes së Newcastle United te sheikët
Lexo po ashtu Klubet e Ligës Premier në takim urgjent pas shitjes së Newcastle United te sheikët

Newcastle u ble në tetor nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite në një lëvizje të diskutueshme që ka tërhequr kritika dhe pyetje nga shumë njerëz jashtë Anglisë.

Edhe pse tifozët e Newcastle ishin, në tërësi, të lumtur për ‘heqjen qafe’ të Mike Ashley, masa është kritikuar, ndër të tjera, për shkak të të dhënave për të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite.

Katër klube të Ligës Premier kundërshtuan fuqishëm blerjen e Newcastle nga sheikët arabë
Lexo po ashtu Katër klube të Ligës Premier kundërshtuan fuqishëm blerjen e Newcastle nga sheikët arabë

Individët e klubeve të tjera me sa duket i kanë shprehur këto shqetësime FA-së që atëherë, duke theksuar gjithashtu pakënaqësinë e tyre për mbajtjen në errësirë, megjithëse ato ankesa janë hedhur poshtë për shkak të detyrimeve të konfidencialitetit.

Që nga blerje e klubit, të 20 klubet e Ligës Premier u takuan dhe më pas votuan për të ndaluar transaksionet e lidhura me palët, duke përjashtuar shumë mundësi sponsorizimi fitimprurëse për ‘Magpies’ me marka të lidhura me Arabinë Saudite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori