Kryetar i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala ka kritikuar Këshillin Gjyqësor të Kosovës rreth mungesës së gjyqtarëve.
Ai tha se gjatë vitit 2020 kanë pasur ngarkesë për shkak se disa gjyqtarë janë pensionuar e disa janë avancuar, ndërkohë numri i tyre nuk është rritur sipas kërkesës së tij.
Në një konferencë për media Shala ka treguar edhe për numrin e lëndëve të përfunduara dhe atyre në proces, duke shtuar se pavarësisht vështirësive kanë arritur të përfundojnë pjesë të madhe të tyre.
Shala tha se pa rritjen e numrit të gjyqtarëve nuk mund të ketë efikasitet, raporton Kp.
“Këshilli Gjyqësor është neglizhent po më duket mua në këtë rast për shkak sepse nuk i ka emëruar gjyqtarët të cilët unë kam kërkuar apo politikën kuadrovike siç kam kërkuar unë që tetë gjyqtarë të emërohen në divizionin civil, një në departament për çështje administrative dhe një për departamentin për çështje ekonomikë. Atëherë kishim me heq problemin sa i përket Gjykatës së Apelit meqë lëndët kishin me përfundua maksimum një vit e gjysmë, ai është standard në gjithë Evropën që lëndët në shkallë të dytë mos të presin më shumë se një vit e gjysmë”, tha ai.
Kërkesë e kryetarit të Gjykatës së Apelit ka qenë që në vitin 2020 të rritet numri i gjyqtarëve nga 52 në 62, por thotë se ka pasur ngecje në këtë drejtim dhe vitin që shkoi kanë punuar me tetë gjyqtarë më pak.
Kryetari i Gjykatës së Apelit tregoi se vitin 2020 e kanë filluar me 19 lëndë për korrupsion, ndërsa gjatë vitit i kanë pranuar edhe 69 të tilla. Prej tyre, bëri të ditur se janë zgjedhur 68.
Në tërësi, Shala tha se i kanë zgjidhur 15 mijë e 48 lëndë, nga mbi 25 mijë të tilla sa i kishin gjatë vitit 2020. Prej tyre, 14 mijë e 219 lëndë kanë qenë të reja në vitin 2020, ndërsa 11 mijë e 640 lëndë kanë qenë të vjetra prej vitit 2015.
Gjatë vitit 2020, me coronavirus janë prekur 13 gjyqtarë dhe 40 persona nga stafi mbështetës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama