Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në një event të dedikuar arkitektëve dhe inovatorëve të dizajnit, ku u prezantuan teknologjitë që po transformojnë mënyrën e ndërtimit dhe përdorimit të hapësirave urbane.

Rama e ka përshkruar këtë iniciativë si një hap drejt “Kryeqytetit Smart”.


“Kryeqytet Smart. Në eventin e biznesit për arkitektë dhe inovatorë të dizajnit, të organizuar nga Ajax & The Rock Smart Security, u prezantuan teknologjitë që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë dhe ndërtojmë hapësirat tona”, ka shkruar kryetari Rama në rrjetet sociale.

Ai po ashtu ka theksuar se ky është vizioni që e udhëheq Prishtinën drejt së ardhmes.

“Ky është vizioni që e shtyn Kryeqytetin përpara, duke e bërë Prishtinën një platformë ku teknologjia, industritë kreative dhe inovacioni bashkohen”, ka shtuar Rama.