Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviq, ka deklaruar se është shumë i rëndësishëm qëndrimi gjerman për çështjen e Kosovës, por sipas saj Bashkimi Evropian është një bashkësi e anëtarëve të barabartë, dhe rikujtoi se pesë anëtarë të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Kryeparlamentarja serbe, në një intervistë për “TV Prva”, tha se duhet marrë shumë seriozisht deklaratën e deputetit të Bundestagut Gjerman Peter Beyer, se “Serbia duhet de jure ta pranojë si shtet sovran Republikën e Kosovës, përndryshe nuk do të hyjë në BE, sepse Gjermania është ndoshta anëtari më i rëndësishëm i BE-së”.
“Megjithatë, ka shumë vende që nuk e ndajnë mendimin e Gjermanisë, Spanja braktis çdo takim ku është Kosova, me ose pa yje [fusnotë]. BE është një bashkim i shteteve të barabarta dhe pesë shtete nuk do të votojnë për këtë. Serbia nuk do që për një copë karotë të mendojë për njohjen e pavarësisë së një pjese të territorit të saj “, tha Gojkoviq, përcjell Telegrafi.
Sipas saj, çështja e rëndësishme është arsyeja pse vazhdimisht është duke bërë presion mbi Serbinë për të zhvilluar dialogun, në qoftë se gjithçka është zgjidhur, por është pozitive edhe fakti se Shtetet e Bashkuara, për herë të parë në historinë e re, kanë “një qëndrim më të balancuar”.
“Zyrtarët e tyre, kur vijnë në Serbi thonë se duhet të bisedohet dhe të gjendet një kompromis ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, kjo do të thotë se situata më nuk është bardh e zi”, tha Gojkoviq.
Lidhur me deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, Kyle Scott, të bërë në Qeverinë e Serbisë, se Kosova është shtet i pavarur, tha se ajo nuk është shqetësuese deklarata e tij, por mos reagimi ndaj saj.
Siç tha ajo, Zëvendëskryeministrja Zorana Mihajloviq ka qëndruar aty dhe nuk ka reaguar.
“Ajo është dashur të reagojë. Të marr mikrofonin dhe t’i përgjigjet, ashtu siç bëri më vonë kryeministrja Ana Brnabiq. Mendoj se nuk është në rregull që të mos u përgjigjeni fyerjeve të ambasadorit amerikan në mes të Qeverisë së vendit tuaj, e jo të qëndroni të nemitur”, Gojkoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë