LAJMI I FUNDIT:

Kryeparlamentari grek: Marrëveshja për emrin do të votohet pa problem në Parlamentin e Greqisë

Kryeparlamentari grek: Marrëveshja për emrin do të votohet pa problem në Parlamentin e Greqisë

“Mendoj se nuk ekziston mundësi që Marrëveshja e Prespës të mos ratifikohet”, thotë kryetari i Parlamentit të Greqisë, Nikos Vucis në intervistë për televizionin grek “Alfa”.

Siç njofton AIM, Vucis konsideron se zgjidhja mes Maqedonisë dhe Greqisë para deputetëve do të gjendet në muajin shkurt ose mars dhe se do të ketë shumicë të qartë që do të votojë “për”.

“Sapo vendi fqinj t’i plotësojë të gjitha parakushtet e parashikuara me marrëveshjen dhe përderisa janë sipas marrëveshjes, do të vjen për ratifikim dhe votim në Parlamentin grek, ndërsa vlerësimi ynë është se kjo periudhë kohore mund të jetë në muajin shkurt, mars dhe se do të ekzistojë vlerësim i qartë, të mos e përdor fjalën gjerë, sepse shpesh herë e përdorim këtë fjalë dhe ekzistojnë probleme nga partitë tjera politike, të cilat thonë se mendoni me atë se do të ndërrojmë pozicion e tjerë, do të ekzistojë shumicë e qartë, 151-152-153 deputetë, ndërsa a do të arrijë deri në 170 deputetë, do të dimë atëherë”, tha Vucis./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori