LAJMI I FUNDIT:

Kryen vjedhje dhe vepra tjera penale në Gjermani e Suedi, Shqipëria ekstradon dy shtetas të Kosovës

Kryen vjedhje dhe vepra tjera penale në Gjermani e Suedi, Shqipëria ekstradon dy shtetas të Kosovës

Policia shqiptare në raportin e saj 24 orësh mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në territorin shqiptar, njofton se ka ekstraduar edhe dy shtetas të Kosovës drejt Gjermanisë përkatësisht Suedisë.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit në Rinas njofton se ka ekstraduar drejt Gjermanisë një 49 vjeçar nga Kosova pasi Gjykata Hamburgut ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Mashtrimi kompjuterik”, përcjell Telegrafi.

“Më datë 21.08.2018, u ekstradua në Gjermani, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Xh.K., vjeç 49, banues në Kosovë, pasi Gjykata Hamburg Gjermani, ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Mashtrimi kompjuterik”. Kodi Penal Gjerman”.


Po në të njëjtën datë, nga autoritetet shqiptare është ekstraduar drejt Norvegjisë 49 vjeçari nga Kosova, pasi autoritetet Gjyqësore Norvegjeze, e kanë dënuar me 10 vjet burg, për vepra penale në fushën e narkotikëve.

“Më datë 21.08.2018, u ekstradua në Norvegji, shtetasi në kërkim ndërkombëtar I.T., vjeç 49, banues në Kosovë, pasi autoritetet Gjyqësore Norvegjeze, e kanë dënuar me 10 vjet burg, për vepra penale në fushën e narkotikëve. Neni 162 i Kodit Penal Norvegjez”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Komisariati i Kufirit dhe Migracionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Kalo në kategori