LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja finlandeze kërkon falje për imazhet e ndejës së fundit në rezidencën zyrtare

Kryeministrja finlandeze kërkon falje për imazhet e ndejës së fundit në rezidencën zyrtare

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin kërkoi falje të martën për imazhet që dolën nga një festë private që ajo kishte organizuar në rezidencën zyrtare në muajin korrik, pas një zhurme publike për festën e saj në javën e kaluar.

Të hënën, një test droge i kryer nga kryeministrja, një nga liderët më të rinj botërorë, doli negativ. Testi u bë për të qetësuar shqetësimet pasi video-pamjet u publikuan javën e kaluar që tregonin se ajo këndonte dhe kërcente me të famshëm finlandezë në një festë tjetër.

Këtë javë, një tjetër imazh filloi të qarkullonte në rrjetet sociale, ku shiheshin dy influencuese të njohura duke puthur njëra-tjetrën, duke mbuluar gjoksin e tyre të zhveshur me një shenjë “Finlandë” nga rezidenca zyrtare e Kryeministrit në Helsinki.


https://twitter.com/keronen/status/1562004744540983298

“Për mendimin tim, fotografia nuk është e përshtatshme. Kërkoj falje për të. Një foto e tillë nuk duhej të ishte bërë, por përndryshe, asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodhi në ndejë”, u tha Marin gazetarëve, duke konfirmuar se fotografia ishte nga rezidenca e saj.

Marin, 36 vjeç, e cila nuk e ka fshehur kënaqësinë e kohës së lirë, tha se fotografia është bërë gjatë një feste private me miqtë e saj pas një festivali muzikor në muajin korrik.

“Ne kishim sauna, notuam dhe kalonim kohë së bashku”, tha ajo, duke përshkruar festën në rezidencën e saj bregdetare.

Kryeministrja finlandeze sërish në qendër të kritikave pas publikimit të videos së re
Lexo po ashtu Kryeministrja finlandeze sërish në qendër të kritikave pas publikimit të videos së re

Finlandezët janë ndarë në lidhje me sjelljen e kryeministres, me disa shprehje të mbështetjes për lideren e re për kombinimin e jetës private me karrierën e saj të profilit të lartë, ndërsa të tjerë kanë ngritur pyetje nëse gjykimi i saj do të dëmtohej nga aktivitetet e saj të kohës së lirë.

Udhëheqësja socialdemokrate Marin, e cila u bë udhëheqësja më e re e qeverisë në detyrë në botë në dhjetor të vitit 2019, pranoi të premten të bënte testin e drogës, duke thënë se ajo kurrë nuk kishte marrë drogë dhe se nuk kishte parë askënd që ta bënte këtë në festën ku mori pjesë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Amerika
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Botë
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

Botë
Kalo në kategori