LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja Brnabiq: Mesazhi është i qartë, Serbia në BE, edhe pa njohjen e Kosovës

Kryeministrja Brnabiq: Mesazhi është i qartë, Serbia në BE, edhe pa njohjen e Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, ka thënë se Serbia nuk do të ketë nevojë që të pranojë pavarësinë e Kosovës që të hyjë në BE.

“Kjo që kemi dëgjuar në kuptimin e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme nuk është asgjë e re. Rreth kësaj ka folur edhe presidenti Vuçiq…”, ka thënë Brnabiq duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar.

“Mendoj se është e thënë në mënyrë të qartë nga presidenti Tajani, dhe kjo është se Serbia nuk do të duhet ta njohë Kosovën për t’u bashkuar me BE-në. Mua më duket se ky është një mesazh i qartë”, ka thënë Brnabiq.


Ndër tjerash, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Brnabiq ka folur edhe rreth dialogut, duke shtuar se Beogradi është i gatshëm për dialog.

Siç ka thënë ajo, Beogradi ka treguar se ai është i gatshëm për dialog, që Presidenti i Serbisë ka treguar se është gjithmonë i hapur për dialog dhe se ajo është e kënaqur që dialogu është ngritur në nivel presidencial.

Brnabiq ka shtuar se në këtë drejtim “një komplikim ka ardhur pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit” dhe mendon se është një vendim i keq që Serbia nuk merr pjesë në hetimin e kësaj vrasjeje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Kronika e Zezë
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Lajme
Kalo në kategori