LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri suedez shqetësohet me rritjen e numrit të rasteve të coronavirusit

Kryeministri suedez shqetësohet me rritjen e numrit të rasteve të coronavirusit

Kryeministri suedez, Stefan Lofven tha se numri “në rritje i rasteve të coronavirusit në vend është” shqetësues “.

Ai i bëri këto komente gjatë një konferencë për shtyp gjersa sekretari i tij i shtypit, Gosta Brunnander këtë e konfirmoi për CNN-in.


Suedia po sheh “shenja se numri i infeksioneve po rritet në zona të caktuara në vendin tonë”, tha Lofven, transmeton Telegrafi.

“Kjo është shqetësuese. Kërkon që ne të forcojmë sjelljen tonë,” tha ai, duke u bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij që t’i përmbahen udhëzimeve të distancës shoqërore dhe higjienës së mirë.

Lofven gjithashtu tha se qeveria nuk do të hezitojë të fusë masa të reja nëse është e nevojshme për të kufizuar përhapjen e virusit.

Suedia nuk do të vaksinojë fëmijët me vaksinën kundër COVID-19
Lexo po ashtu Suedia nuk do të vaksinojë fëmijët me vaksinën kundër COVID-19

Ndryshe nga shumica e vendeve, Suedia nuk shkoi në një bllokim kur pandemia u përhap në të gjithë Evropën në fillim të pranverës.

Në vend të kësaj, u theksua përgjegjësia personale, me shumicën e lokaleve, restoranteve dhe salloneve të hapura. /Telegrafi/