LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në gjendje të qëndrueshme por të rëndë, ndërsa personi i dyshuar për atentatin ndaj tij e ka bërë paraqitjen e parë në gjykatë.

“Gjendja e kryeministrit është stabile, por pavarësisht kësaj është ende e rëndë. Fico, 59 vjeç, u qëllua teksa përshëndeti mbështetësit pas një takimi të qeverisë të mërkurën në ish-qytetin e minierave të qymyrit Handlova. I dyshuari është arrestuar”, tha Ministrja sllovake e Shëndetësisë, Zuzana Dolinkova.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes, Robert Kalinak, tha se gjendja e Ficos nënkupton se transportimi i tij për në kryeqytet është i pamundur.


Siç raportohet, Gjykata e specializuar penale e Sllovakisë ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit, ndërsa së fundmi ai ka bërë paraqitjen e parë të tij në gjykatë.

Bëhet e ditur se sulmi ndaj Ficos është dënuar nga shumë udhëheqës botërorë, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Kryeministri sllovak prej kohësh ka qenë figurë përçarëse në Sllovaki dhe më gjerë.

Përkeqësohet gjendja e kryeministrit sllovak, ai i nënshtrohet një tjetër operimi
Lexo po ashtu Përkeqësohet gjendja e kryeministrit sllovak, ai i nënshtrohet një tjetër operimi

Rikthimi i tij në pushtet vitin e kaluar me një platformë pro-ruse dhe anti-amerikane, i ka shqetësuar BE-në dhe NATO-n se Sllovakia po e braktis kursin pro-perëndimor.

Madje, në fillimin e pushtimit të plotë rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Sllovakia ishte një nga mbështetësit kryesorë të ukrainasve.

Por, Fico i ndaloi ndihmat ushtarake në Ukrainë kur erdhi në pushtet.

Gjithashtu, qeveria e tij ka bërë përpjekje për të ndikuar në transmetuesin publik.

Edhe pse mijëra demonstrues janë mbledhur shpesh në Sllovaki për të protestuar kundër politikave të kryeministrit, ai ka vazhduar me planet e tij.

Pavarësisht se askush nuk është emëruar si udhëheqës i përkohshëm, seancën e ardhshme të qeverisë do ta udhëheqë Kalinak. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Kalo në kategori