Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, sot u mbajt ceremonia e betimit të 190 rekrutëve të rinj të FSK-së.
I shoqëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Komandanti i Forcës së Sigurisë, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të 190 rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Dita kur ju betoheni t’i shërbeni atdheut tuaj, popullit tuaj, me krenari dhe nder, është dita kur e gjithë Kosova merr forcë të re dhe fiton vullnet të shtuar. Shërbimi i juaj vetëmohues është inspirim dhe tregues më i çiltër i atdhedashurisë dhe përkushtimit ndaj vlerave të shtetit dhe popullit tonë”, tha Kryeministri, Albin Kurti, para rekrutëve të rinj të gjeneratës 02/2021.
Ai shtoi se me bashkimin e tyre në Forcën e Sigurisë, sot po rritet dhe ngritet edhe më tej ushtria jonë.
“Nga sot, ju jeni pjesë e një force që i shërben popullit të saj paqedashës, Forcës e cila është boshti i fuqishëm i shtetit të Kosovës dhe partner i palëkundur i shteteve mike. Detyra juaj është më fisnike sepse ju i shërbeni paqes së qëndrueshme dhe vlerave demokratike”, shtoi kryeministri.
Në fund, kryeministri Kurti teksa u bëri thirrje rekrutëve të rinj që të investojnë në veten e tyre, të mësojnë dhe stërviten, shërbejnë me humanitet dhe dinjitet, luftojnë me guxim dhe të bëhen ushtar të fortë të ushtrisë së fuqishme të Kosovës.
Këtë fundvit, këtu në zemër së Forcës së Sigurisë së Kosovës, po e mbyllim me këtë ngjarje të veçantë
“Nga sot ju jeni pjesë e një force që i shërben popullit të saj paqedashës; Forcës e cila është boshti i fuqishëm i shtetit të Kosovës dhe partner i palëkundur i shteteve mike. Ju e keni detyrën më fisnike sepse ju i shërbeni paqes së qëndrueshme dhe vlerave demokratike. Çdo shtet duhet ta ketë përmasën e vet të themelimit dhe të ndërtimit, shenjuesin e rezistencës që e përcakton për të ardhmen, treguesit e vullnetit, regjistrat e disiplinës dhe përfytyrimin e forcës”.
“Por përveç këtyre elementeve duhet ta ketë forcën e rinisë. Sepse çdo brezi i takon të vendosë vulën e vet mbi projektimin dhe sigurinë e së ardhmes. Në shpirt të vet secili qytetar është ndërtues i vlerave dhe garantues i tyre. E nëse profesionalisht dikush është ndërtues, profesionalisht është edhe garantues. Ju jeni rekrutët e rinj, por jeni garantuesit e tërë arritjeve të dekadave të fundit të popullit të Kosovës, të pavarësisë shtetërore të saj, të subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Nga serioziteti juaj varet imazhi ynë, nga përgatitja juaj varet puna jonë. Mes ushtrisë dhe shtetimit nuk ka ndërmjetësim dhe as lidhje të tërthortë”, tha Kurti.
Ai tha se “Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojnë ta shohin mbrojtjen dhe sigurinë si një shtyllë jetike të shtetit tonë. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim dhe zhvillojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe do të vazhdojmë që përkrahë e bashkë me aleatë tanë strategjik, ShBA-të dhe vendet tjera të NATO-s ta modernizojmë këtë Forcë dhe ta bëjmë operacionale e të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve partnere”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

KB “Grapeland Basketball” dhuron pako ushqimore për njerëzit në nevojë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi