LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri kërkon përkrahjen e BE-së për proceset integruese

Kryeministri kërkon përkrahjen e BE-së për proceset integruese

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera.

Kryeministri Mustafa foli për avancimin e rrugës integruese evropiane të Kosovës dhe progresin që po arrihet në shumë fusha brenda vendit.


Gjatë takimit, u bisedua për përgatitjet lidhur me mbajtjen e Samitit të Triestes, për Agjendën e Reformave Evropiane, për reformën e administratës publike si dhe proceset që lidhen me zbatimin e MSA-së, zhvillimin ekonomik, fuqizimin e shtetit të së drejtës, transmeton Telegrafi.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar në rrugën e saj eurointegruese dhe në vazhdimin e proceseve evropiane që lidhen me rajonin. Në këtë rrugë, presim përkrahje më të madhe dhe më të vendosur të BE-së”, tha kryeministri Mustafa, duke e falënderuar znj. Calavera të përkrahjen e deritashme të BE-së për proceset në Kosovë.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur mbështetje të mëtejme të Komisionit Evropian për proceset dhe reformat evropiane në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori