LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri izraelit raportohet se po shkon në Kajro për bisedimet e armëpushimit në Gaza

Kryeministri izraelit raportohet se po shkon në Kajro për bisedimet e armëpushimit në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po shkon në Kajro për bisedimet e armëpushimit në Gaza, shkruan Reuters.

Ka raporte kontradiktore mbi lëvizjet e liderit izraelit dhe sa afër është një armëpushim, por agjencia e lajmeve shtoi, duke cituar burime të informuara për takimet, se një marrëveshje pritet të nënshkruhet në ditët në vijim.

Megjithatë, kjo nuk do të ishte hera e parë që ka pasur zhurma pozitive për një armëpushim të mundshëm, vetëm që bisedimet të prishen, transmeton Telegrafi.


Ndërkohë, Hamasi tha se një marrëveshje armëpushimi është e mundur, por vetëm nëse Izraeli nuk vendos kushte të reja.

Kjo vjen pasi numri i vdekjeve në Gaza në luftën Izrael-Hamas, sipas zyrtarëve palestinezë, kaloi 45,000 njerëz këtë javë.

Media izraelite Haaretz raportoi se një zëdhënës i kryeministrit mohoi pretendimet se ai po shkonte në Egjipt.

Mes raporteve kontradiktore, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby tha, në një intervistë me Fox News, se ata besonin se palët po i afroheshin armëpushimit të shumëpritur.

“Ne besojmë – dhe izraelitët e kanë thënë këtë, se ne po afrohemi, dhe pa dyshim për këtë, ne e besojmë këtë, por gjithashtu jemi të kujdesshëm në optimizmin tonë”, shtoi ai.

“Ne kemi qenë në këtë pozicion më parë ku nuk ishim në gjendje ta kalonim vijën e finishit”, shtoi zwdhwnwsi i Shtwpisë së Bardhë

Kirby nuk u përgjigj kur u pyet nëse Netanyahu po udhëtonte për në Kajro për bisedime.

Televizioni Al Qahera News, i lidhur me shtetin egjiptian, hodhi poshtë gjithashtu pretendimet për udhëtimin e Netanyahut në Egjipt, duke cituar një “burim të informuar egjiptian”.

Netanyahu fillimisht duhej të ishte në gjykatë të martën për gjykimin e tij të vazhdueshëm për ryshfet dhe mashtrim, por të hënën atij iu dha një përjashtim për procedurat duke përmendur rrethana të jashtëzakonshme – pa dhënë asnjë detaj. /Telegrafi/