LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri italian zbulon çfarë e pret vendin e tij, hapen parqet – lejohen vizitat tek të afërmit

Kryeministri italian zbulon çfarë e pret vendin e tij, hapen parqet – lejohen vizitat tek të afërmit

Kryeministri italian Guiseppe Conte, ka zbuluar planin për zbutjen graduale të masave kufizuese në vendin e tij, pas më shumë se shtatë javëve izolimi total në luftën kundër coronavirusit.

Conte tha se qytetarët pavarësisht zbutjes së masave, duhet të vazhdojnë të respektojnë distancën sociale, transmeton Telegrafi.


Nga 4 maji do të hapen parqet publike dhe hapësirat e gjelbëruara, kurse qytetarët do të mund të vizitojnë të afërmit e tyre që jetojnë në po të njëjtin rajon.

Kryetarët e komunave kanë të drejtë të vënë masa të veçanta kufizuese për qëndrim në parqe me qëllim që të shmangen turmat, për shembull të dihet numri i saktë i personave që guxojnë të qëndrojnë të njëjtën kohë në një hapësirë të caktuar.

E gjatë vizitave familjare, qytetarët obligohen të bartin maska, derisa organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar.

Nga 4 maji do të lejohen edhe varrimet me 15 pjesëmarrës në ceremoninë mortore të cilët duhet të bartin maska. Bibliotekat, muzetë dhe galeritë do të hapen nga 18 maji.

Nëse nuk ka përkeqësim të situatës epidemiologjike, objektet e vogla afariste do të hapen më 18 maj, kurse restorantet, kafiteritë dhe sallonet e ondulimeve do të hapen më 1 qershor, ka shpjeguar Conte.

Fabrikat, punonjësit e ndërtimtarisë dhe depove që shesin mallra me shumicë, do të mund të vazhdojnë punën sapo të zbuten edhe më shumë masat e sigurisë.

Megjithatë, Conte ka bërë të ditur se në rast se do të vinte deri te një rritje apo përkeqësim të situatës epidemiologjike, qeveria menjëherë do të reagonte duke ndaluar sërish aktivitetet industriale.

“Nëse qytetarët nuk respektojnë masat e reja, përqindja e të infektuarve dhe vdekurve sërish do të mund të rritej, gjërat do të dilnin nga kontrolli, do të kishim shumë vdekje, kurse ekonomia do të pësonte edhe më shumë dëme”, ka deklaruar Conte.

Ai paralajmëroi mbrëmë se edhe klubet sa i përket sporteve kolektive do të mund të fillojnë më stërvitjet e tyre më 18 maj, kurse sportet individuale më 4 maj.

Në anën tjetër, ministri e Shëndetësisë në këtë vend, ka njoftuar se sot është regjistruar numri më i vogël i rasteve me vdekjes si pasojë e infektimit me coronavirus.

Të infektuar me coronavirus në Itali janë 197.675 persona, ku 26.644 tjerë kanë humbur jetën. E numrin më të madh të vdekjeve në botë e kanë SHBA-të, ku sipas të dhënave zyrtare ka tejkaluar shifrën prej 55 mijë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori