LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Haradinaj deklarohet për takimin me Mogherinin, letrën e BE-së dhe taksën ndaj Serbisë

Kryeministri Haradinaj deklarohet për takimin me Mogherinin, letrën e BE-së dhe taksën ndaj Serbisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka ritheksuar qëndrimin e tij prezantuar në takimin me zyrtarët e lartë të BE-së, duke thënë se shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian e ka devijuar dialogun dhe ka nxjerr shqetësime në rajon.

Haradinaj në një konferencë për media theksoi se procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka dalë nga binarët.


“Kosova ka dy kërkesa shumë legjitime, normalizimi i dialogut sepse ka dalë nga binarët si dhe liberalizimi i vizave”, tha Haradinaj, i cili ka folur edhe për vendosjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë.

“Taksa hiqet kur njihet Kosova”, tha ai. “Është absurde me kërku me hjek taksën. Edhe ne jemi njerëz, por të izoluar. Edhe fare pa e shqyrtuar shqetësimin tonë, kërkon me hjek taksën… “, u shpreh shefi i ekzekutivit të Kosovës, raporton Telegrafi.

“Zonja Mogherini është e ngarkuar me dialog, por dialogu nuk po sjell më rezultate, gati se i ka rrezikuar të arriturat në Ballkan … Pozicioni jem ka qenë i sinqertë… E çmoj si njeri dhe si qytetare të BE, por pozicioni jem është i sinqertë, mos na rrezikoni më tutje, normalizoni dialogun”.

Haradinaj ka folur edhe për rezultatet nga dialogu, për të cilën tha se nuk ka dhënë produkte që Kosova kish pas mundësi të shpjegojë se çka po ndodh.

Duke u krahasuar me Serbinë, Haradinaj tha se Kosova ka disa vite të humbura dhe kjo është për keqardhje.

“Kosova vendimet e veta, punët e veta do t’i paraqesë vet. Kosova më nuk do të jetë në mëshirë të të tjerëve… Unë besoj që do të binden të gjithë se taksa jo që s’ka mu hjek po veç ka mu konsolidu…deri në njohje nuk ndryshon”, tha ai.

Ai tha se Kosova është evropiane dhe këtë nuk e bazojnë në njërin nga liderët e BE-së.

Duke folur për darkën që pritet të mbahet të mërkurën në Bruksel ku janë ftuar liderët e rajonit, ndërsa  në rastin e Kosovës presidenti dhe jo kryeministri, Haradinaj tha “Unë vjet kam qenë në këtë darkë, sivjet për Kosovën dhe Serbinë ka ndryshuar formati, janë presidentët”.

Sipas tij, atë çfarë ka pasur ta thotë e ka thënë në takimin e së hënës në Bruksel. “Qëndrimi im se kush diskuton për vendin tim për territorin është armik i imi mendoj se i ka sqaruar ato që kam pasur me i sqaru…”

Kreu i ekzekutivit të Kosovës ka folur edhe për letrën e BE-së, ku thuhet se dialogun e udhëheq presidenti.

“E kuptueshme që Mogherini ka këtë qëndrim, por kjo nuk është obligative për punët tona që i kryejmë në Kosovë”, tha Haradinaj, duke shtuar se letra është dërguar dje para takimit, por në Qeveri ka shkuar sot.

Ai foli edhe për draft-marrëveshjen e Qeverisë së Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilën tha se është në dijeni Mogherini.

Sipas Haradinajt nuk është vonë që të kthehet korniza e dialogut, e që ka qenë normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, e jo të diskutohet për ndarje apo shkëmbim territoresh.

“…Nëse ndodh është shumë mirë, nëse jo shpresat tona janë te një përfaqësues i lartë i ardhshëm”, tha Haradinaj, duke kërkuar rol udhëheqës të QUINT-it në dialogun Kosovë-Serbi, sidomos të SHBA-ve dhe Gjermanisë.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori