“Fallxhorja e filxhanit”, kështu ka zgjedhur kryeministri Edi Rama ta quajë gjatë fushatës Monika Kryemadhin, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila ka reaguar mbrëmjen e sotme.
Duke shprehur keqardhjen për kryeministrin, Kryemadhi thotë se ai merr nëpër gojë, shan e përshtyn këdo që i fanepset në ëndrra dhe i prish rehatinë e pushtetin kriminal. Ajo kërkon nga kryeministri që të mos merret me filaxhanë, kazanë apo tepsi, por t’u shpjegojë shqiptatëve disa të vërteta të mëdha dhe ku rendit disa prej akuzave për afera të denoncuara nga opozita dhe mediat.
Në fund të reagimit, Monika Kryemadhi ka edhe një këshillë për Edi Ramën: “Hiq dorë nga mbjellja e përçarjes mes shqiptareve, se kush është munduar ta bëjë ka korrur një fund të tmerrshëm.”
Reagimi i kryetares së LSI
Edi sa keq më vjen për ty. Je bërë si Kizi dikur. Merr nëpër gojë, shan e pështyn këdo, që të fanepset në ëndrra dhe të prish rehatinë e pushtetit tënd kriminal.
Ed, mos u merr me filxhanë, kazanë apo tepsi, por dil e shpjegoju shqiptarëve disa të vërteta të mëdha, që do të ndjekin gjithë jetën. Ndoshta për fat të keq edhe pas saj.
Shpjegoju shqiptarëve si e ke vënë shtetin ne shërbim te krimit. Dhe jo vetëm për trafiqet e drogës, pastrimin e parave, por për atë që të është bërë hall shumë i madh dhe nuk të lë as të flesh. Përdorimin e policisë dhe prokurorisë në shërbim të ca bandave, që blejnë votat për ty, kundër disa bandave të tjera. Asgjë më pak se në Chicago e viteve 20 të shekullit të kaluar. Këtu e ke çuar shtetin e shqiptarëve.
Shpjegoju shqiptareve si ka mundësi që 500 milion euro PPP, të rrugëve Balldren-Milot dhe rrugën e Arbërit, ua jep dajë e nip. Dy koncesionet me korruptive, jo në Shqipëri, por besoj në të gjithë Botën.
Shpjegoju shqiptareve kush do i paguajë 140 milion eurot e humbura me Beçhettin për hir të tekave të tua dhe për t’i shërbyer pronarëve të megafonëve të çjerrë të propagandës tënde. Dhe kjo vlerë sa vjen e rritet nga interesat dhe gjyqet e tjera, që do të pasojnë. Tregoju shqiptarëve sa para po ju merr nga xhepat e tyre, për hir të pushtetit tënd të kriminalizuar.
Shpjegoju shqiptarëve si ka mundësi që zgjerimi i një rruge me 3 metra e gjatësi 14 km kushton 70 milion euro. Një koncesion tjetër famëkeq ai i Orikum-Dukat.
Shpjegoju shqiptarëve, si për hir të pushtetit tënd dhe lidhjeve të tua me kriminelet, po i lë jashtë nga ëndrra e tyre për një Shqipëri në BE.
Shpjegoju si po i shkatërron fermerët dhe blegtorët nga urrejtja, përbuzja dhe përçmimi qe ke për ta, sa edhe subvencionet ja ke ulur deri ne 6 herë.
Shpjegoju prindërve të familjeve shqiptare, si po ua bën jetën ferr të rinjve shqiptare, që të vetmen dëshirë dhe ëndërr që kanë, është të ikin sa më parë nga vendi i tyre.
Edi, harroje se kriminelë dhe me dhunën e policisë do nënshtrosh shqiptarët në betejën e tyre për zgjedhje te lira dhe të ndershme.
Hiqe nga mendje që mund t’i nëpërkëmbësh shqiptarëve, aspiratën e tyre, që në ,90, për një Shqipëri si gjithë Evropa.
Edi lëri shfaqet si arushi Silva, por hapi rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Mjaft u përpoqe të përçash shqiptaret, t’i kundërvësh ata kundër njëri-tjetrit, vëllain kundër vëllait, motrën kundër motrës, prindërit kundër fëmijëve, komshiun kundër komshiut, për të vetmin qëllim të mbash pushtetin tënd në shërbim te oligarkëve të oborrit tënd dhe banditëve, pjesëtarë të tavolinave të tua të natës.
Edi, kam edhe një këshille për ty. Hiq dorë nga mbjellja e përçarjes mes shqiptareve, se kush është munduar ta bëjë ka korrur një fund të tmerrshëm.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert