LAJMI I FUNDIT:

Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nëse është e nevojshme do të përdorim forcën për evakuimin e banorëve

Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nëse është e nevojshme do të përdorim forcën për evakuimin e banorëve

Situata e zjarreve në Gjirokastër paraqitet shqetësuese pas riaktivizimit të disa vatrave.Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, ka mbërritur në vendngjarje dhe në një intervistë, ai përshkroi se çfarë po ndodh aktualisht me banorët e zonës.

Një problem i madh mbetet evakuimi i moshave të thyera pasi refuzojnë të lënë vendbanimet. Ndërkohë ai shprehet se ka mjaftueshëm struktura për akomodimin e qytetarëve.

Gazetarja: Nëse do të ketë qytetarë të cilët refuzojnë të evakuohen, si do të vijoni më tej pasi edhe gjatë ditës së djeshme ka pasur banorë të cilët nuk kanë pranuar të largohen nga banesa e tyre?

Flamur Golemi: Në fakt është mëse e vërtetë. Unë iu kam bërë thirrje disa herë banorëve, mbrëmjen e djeshme kemi vënë në dispozicion edhe struktura akomoduese. Patjetër që do të veprojmë edhe me forcë sepse janë moshatarë dhe ndonjëhëherë është problematikë të dalin nga shtëpia, por patjetër që nëse do të jetë e domosdoshme, jeta e tyre është prioritare për ne.

Gazetarja: Sa është kapaciteti i strukturave akomoduese?

Flamur Golemi: Kemi më shumë se sa 500 struktura akomoduese të gatshme.

Gazetari: Për sa banorë bëhet fjalë?

Flamur Golemi: Po flasim për një fshat të vogël me jo më shumë se 50-100 banorë.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Siguri
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

Lajme
Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Lajme
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Kalo në kategori