Sot është nënshkruar memorandum i mirëkuptimit mes kompanisë rajonale të ujësllësjellësit “Mitrovica” dhe kolegji - Public International Business College Mitrovica (IBCM).

Ky memorandum i mirëkuptimit është nënshkruar mes kryeshefit ekzekutiv të KRU “Mitrovica”, Bashkim Kurti dhe rektorës së IBCM, Prof.Dr. Mihone Kerolli – Mustafa, shkruan Telegrafi.


Memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar në lidhje me aranzhimin e praktikës për studentët e kolegjit IBCM në kuadër të kompanisë rajonale të ujëjsellësit "Mitrovica" dhe fushave tjera të bashkëpunimit.

Disa nga fushat e bashkëpunimit të me se të IBCM dhe KRUM do të jenë:

- Organizimi i praktikave të studentëve në KRUM;

- Pjesëmarrja e ICBM në vizitat dhe takimet përkatëse;

- Ndarja e informacioneve me IBCM rreth përvojave të kurrikulës, zhvillimit profesional dhe mundësive të trajnimit për nëpunësit publik;

- Zhvillimin e aftësive e të tjerë.

Pas nënshkrimit, përfaqësuesit e të dy institucioneve theksuan se bashkëpunimi do të thellohet edhe në të ardhmen. /Telegrafi/