LAJMI I FUNDIT:

KRU Hidrodrini njofton për zonat ku janë paraqitur turbullirat në burimet e ujit të pijshëm

KRU Hidrodrini njofton për zonat ku janë paraqitur turbullirat në burimet e ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar se për shkak të reshjeve atmosferike janë shfaqur turbullira në disa zona të mbulueshmërisë.

Sipas kompanisë, ekipet janë duke vazhduar të përcjellin nga afër situatën e krijuar dhe gjendjen e burimeve.

“Janë paraqitur turbullira në disa burime të zonës së mbulueshmërisë. Për shkak të reshjeve atmosferike të fundjavës, e të cilat po vazhdojnë, e të cilat kanë ndikuar në rritjen e nivelit të ujërave sipërfaqësore, janë paraqitur turbullira në disa prej burimeve të zonës së mbulueshmërisë”, thekson kompania.

“Ekipet e kompanisë vazhdojnë të kryejnë edhe dhjetëra intervenime në lirimin e pesetave dhe kanalizimeve nëpër zonat e prekura që janë nën kompetencën e kompanisë. Sipas IHMK-së reshjet pritet të vazhdojnë edhe në fillim javë andaj edhe masat tona të gatishmërisë mbeten në fuqi”, shton Hidrodrini.

Në fund, KRU-ja bënë thirrje që konsumatorët ta konsumojnë ujin e vluar.

“Konsumatorëve të cilët furnizohen nga këto burime, ju bëhet thirrje që ujin për pije, ta konsumojnë të vluar”, përfundon KRU-ja. /Telegrafi/