LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Hidrodrini’ merr masat e para parandaluese kundër Coronavirusit

KRU ‘Hidrodrini’ merr masat e para parandaluese kundër Coronavirusit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar për masat e para kundër Coronavirusit.

Sipas KRU “Hidrodrini”, ky vendim ka ardhur pasi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka vendosur që të merr masa ndaj Coronavirusit, duke pezulluar procesin mësimor deri më 27 mars dhe marrjen e vendimeve të tjera.


Njoftimi i plotë i kompanisë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” si kompani publike, me vendim të kryereshefit ekzekutiv Agron Tigani, sot më 12.03.2020, ka marrë masat fillestare, të para dhe të vlerësuara me kujdes, në përputhje me masat dhe kërkesat e Qeverisë, e të cilat drejtpërdrejt ndërlidhen me aktivitetin e KRU “Hidrodrini”, (stafin e brendshëm dhe jashtëm dhe konsumatorët)

1. Prej sot fillon dezinfetimi i objektit të KRU “Hidrodrini” dhe Njësive Operative të zonës së mbulueshmërisë në komunat Pejë, Deçan, Istog, Klinë dhe Junik. (Organizim i punonjësve me operatorin profesional me kontratë ekzistuese, vetëm me masa shtesë).

2. Në secilin ambient të brendshëm, stafi pajiset në zyra, pika popmpimi dhe objektet përcjellëse, me mjete sanitare dezinfektuese të duarve dhe të tjera higjienike. Stafi kujdeset për higjienën e ambientit të punës.

3. Pastrimi (nivel prevenues, shkallë e mesme) i automjeteve të terrenit të KRU “Hidrodrini”.

4. Kujdesi i shtuar dhe evitimi i kontakteve të inkasantëve me palët, sipas nevojës reduktimi i angazhimit të tyre në terren-varësisht nga rrethanat e ardhshme, të mundshme.

5. Zyrtarja për siguri dhe shëndet të punonjësve, me rekomandim të Kryeshefit Ekzekutiv ndërmerrë masa vetëdijesuese për stafin e punonjëseve.

6. Janë realizuar komunikimet e para ndërmjet kryeshefit ekzekutiv Agron Tigani, me stafin komunal dhe rajonal shëndetësorë, në favor të ngritjes së shkallës së gatishmërisë për bashkëpunim eventual në rast të identifikimit të ndonjë indikacioni shëndetësorë brenda stafit punonjës dhe kontakteve nga jashtë. Paraqitje e menjëhershme e rasteve të mundshme tek Instituti i Shëndetit Publik.

KRU “Hidrodrini” mbetet vigjilent, në përshtatjen, rritjen dhe implementimin e masave tjera shtesë, varësisht nga rrethanat dhe kërkesat e reja që mund të pasojnë ditëve të ardhshme nga ana e institucioneve përkatëse të shtetit.