LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Hidrodrini’ fillon me reduktime, apelon qytetarët për kursim të ujit të pijshëm

KRU ‘Hidrodrini’ fillon me reduktime, apelon qytetarët për kursim të ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” njofton konsumatorët e rajonit të Pejës dhe komunave që mbulon se, si rezultat i mungesës së gjatë të reshjeve atmosferike, nga thatësira e muajit shtator dhe tetor, është krijuar rënie enorme e sasisë së ujit nëpër burime dhe kjo ka shtyrë që kompania të zbatoj reduktime në furnizim me ujë.

Sipas kompanisë, reduktimet do të vazhdojnë deri në njoftimin e radhës.


“KRU ‘Hidrodrini’ po bënë përpjekje maksimale që këtë situatë ta tejkalojë me sa më pak mungesë të ujit të pijshëm për konsumatorët. Edhe njëherë, qytetarët e rajonit të Pejës, respektivisht konsumatorët, janë të lutur që sasinë e ujit ta përdorin racionalisht. Një gjë e tillë do lehtësonte furnizimin proporcional me ujë për të gjithë dhe do ndikonte në zbutjen e reduktimeve. Reduktimet do të vazhdojnë deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidrodrini”. /Telegrafi/