KRRE: Nevojitet një koncept i ri për t’iu ardhur në ndihmë kategorive të rrezikuara të qytetarëve

Një e katërta e familjeve në Maqedoni e kalojnë dimrin në shtëpi të ftohta. Hulumtimi i fundit i UNICEF-it tregon se masat e qeverisë për krizën energjetike kanë dhënë rezultate, por ka edhe masa që sipas ekspertëve janë të planifikuara keq. Familjet më të rrezikuara në këtë krizë janë ato me shumë anëtarë në familje, por ato nuk morën ndihmë në të njëjtën masë si familjet me një ose dy anëtarë. Ekspertët theksojnë se përfituesit e ndihmës për varfërinë energjetike nuk duhet të publikohen me emër dhe mbiemër, siç po bëhet tani.
“Programi që është në nivel kombëtar jepet deri në shterimin e burimeve financiare, çka do të thotë se jo të gjithë shfrytëzuesit që e gëzojnë këtë të drejtë mund të marrin mbështetje”, tha Maja Gerovska Mitev Profesoreshë Universitare.
Komisioni Rregullator i Energjetikës vlerëson se nevojitet një koncept i ri për t’iu ardhur në ndihmë kategorive të rrezikuara të qytetarëve.
“Çmimi i lirë i rrymës, siç e kemi pasur, nuk është gjithmonë zgjidhje, sepse me çmim të lirë ruhet qetësia sociale për një periudhë të caktuar, por atë çmim të lirë e përdorin edhe ato familje që nuk e kanë problem të mbulojnë shpenzimet për energjinë elektrike. Duhet të zbulohet saktësisht se kush duhet të ndihmohet. Është e qartë se kjo ndihmë që jepet është për shumë pak familje”, theksoi Marko Bislimovski, kryetar i KRRE.
Familjet që luftojnë me varfërinë energjetike marrin një 1.000 denarë në muaj nga shteti gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit. Ekspertët në forumin për efektet e krizës energjetike dhe ushqimore kanë treguar se qytetarët kanë paguar faturën për krizën energjetike, e cila ishte më e theksuar për shkak të mungesës së investimeve në këtë sektor./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri