Kroos ‘ia heq kapelën’ De Bruynes duke i dhënë respekt maksimal pas paraqitjes superiore ndaj Real Madridit

Toni Kroos përqafoi Kevin De Bruynen si një shenjë e shkëlqyer respekti pasi Manchester City e eliminoi Real Madridin nga Liga e Kampionëve mbrëmë (e premte).
Pasi shkëlqeu në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu me një gol dhe një asistim në fitoren 1-2 të Cityt, De Bruyne ishte përsëri thuajse më i miri në fitoren tjetër 2-1 kundër fituesve të La Ligas.
Ylli belg krijoi gjithsej nëntë shanse në lojë, duke përfshirë një asistim të pashpjegueshëm për Raheem Sterling në pjesën e dytë.
Dhe në fund të lojës, Kroos, vetë një mesfushor i klasit të parë, shikoi me respekt dhe nderim nga De Bruyne.
Ekipi i tij sapo ishte eliminuar nga gara prestigjioze, por gjermani tregoi klasin e tij me një buzëqeshje teksa shtrëngoi duart dhe përqafoi ‘rivalin’ e tij belg.
Ndryshe, paraqitje e mbrëmshme e De Bruyne nuk ka lënë pa u komentuar me pozitivitet nga i gjithë spektri i sportit, ndërsa nga shumë prej tyre po cilësohet më i miri në botë në pozitën e tij. /Telegrafi/
https://twitter.com/ModricEle/status/1292003404475183105






















































