LAJMI I FUNDIT:

Kroacia fut shërbimin ushtarak, cilët janë tre skenarë të mundshëm të angazhimit

Kroacia fut shërbimin ushtarak, cilët janë tre skenarë të mundshëm të angazhimit

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, njoftoi sot se po punohet në mënyrë aktive për të shqyrtuar tre skenarë të mundshëm për kohëzgjatjen e shërbimit ushtarak në Kroaci.

Ai pret që këto propozime të publikohen javën e ardhshme dhe më pas do t’i nënshtrohen analizave politike.


Kroacia dërgon ushtrinë në kufirin me Serbinë, arrijnë automjetet luftarake amerikane "Bradley" ​
Lexo po ashtu Kroacia dërgon ushtrinë në kufirin me Serbinë, arrijnë automjetet luftarake amerikane "Bradley" ​

Anushiq thekson se është e rëndësishme jo vetëm kohëzgjatja e shërbimit ushtarak, por edhe efektiviteti i trajnimeve që do t’u ofrohen të rinjve të rekrutuar.

Kjo do të bëhet publike pasi të arrihet një vendim politik, theksoi ai, raporton index.hr.

Në rast rreziku të madh, agresioni, të gjithë meshkujt nga 18 deri në një moshë të caktuar rekrutohen. Në këtë moment ai nuk ka dashur të tregojë kohëzgjatjen, por nga perspektiva dhe përvoja mjaftojnë tre muaj për të mësuar aftësitë ushtarake.

“Në tre muaj mund të kalosh nga dikush që nuk mund të vrapojë 50 metra në njeri që mund të marshojë 30 kilometra me pajisje, mund të bësh një vrapim 3200 metra, që është një nivel që të gjithë duhet të jenë në gjendje ta bëjnë”, ka thënë Anushiq.

Anushiq shtoi se shërbimi ushtarak mund të zgjasë tre muaj, të cilin ai e konsideron kohë të mjaftueshme për të fituar aftësi ushtarake dhe stërvitje fizike. Ai theksoi se qëllimi i stërvitjes ushtarake nuk është vetëm përgatitja për një konflikt të mundshëm lufte, por edhe socializimi i të rinjve dhe ndryshimi i veseve të këqija.

Ndryshe, raportohet se bëhet fjalë për rreth 17 mijë të rinj që mund t’i shtrohen ushtrisë kroate ndërsa gratë do të mund të inkuadrohen vetëm si vullnetare, por nuk do të detyrohen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Kalo në kategori