LAJMI I FUNDIT:

Kroacia i dërgon notë proteste Serbisë, kjo e fundit refuzon

Kroacia i dërgon notë proteste Serbisë, kjo e fundit refuzon

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq ka bërë të ditur sot në mbledhjen e qeverisë, se Kroacia i ka dërguar Serbisë notë proteste për shkak të sulmit ndaj tre kroatëve në vendin Sonta, në Vojvodinë.

“I bëj thirrje Serbisë që të mbrojë qytetarët e saj të nacionalitetit kroatë”, tha ai.


HINA dje informoi se me rastin e incidentit në Sonta ka reaguar Ministria e Jashtme e Kroacisë për shkak të sulmit fizik me motive etnike dhe ka kërkuar informacione në detaje nga pala serbe.

Policia serbe ndërkohë ka bërë të ditur se incidenti nuk ka prapavijë etnike dhe se sulmuesit janë arrestuar.

Ndërkohë, ambasadorja e Serbisë në Kroaci, Mira Nikoliq, në Ministrinë e Jashtme të këtij vendi ka refuzuar të pranojë notën e protestës.

Ajo informoi bashkëbiseduesit, se bazuar në të gjitha verifikimet dhe intervistat me një numër të madh të dëshmitarëve të mundshëm dhe pjesëmarrësve të ngjarjeve, nga të cilat autoritetet kompetente morën deklarata, u konstatua se motivi i konfliktit të fundit në Sonta nuk ishte përkatësia kombëtare e palës së dëmtuar apo kryerësit.

Diplomatja serbe tha se hapa të tillë të Kroacisë mund të destabilizojnë situatën e qetë në mjediset multietnike në Serbi.

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Amerikanja gogësiu aq fort, sa që e 'theu qafën' - katër mjekë mezi ia sollën në vend nofullën

Amerikanja gogësiu aq fort, sa që e 'theu qafën' - katër mjekë mezi ia sollën në vend nofullën

Amerika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori