LAJMI I FUNDIT:

Kroacia brenda një viti lëshoi më shumë se 100 mijë leje pune për të huajt, qytetarët nga Kosova një nga përfituesit më të mëdhenj

Kroacia brenda një viti lëshoi më shumë se 100 mijë leje pune për të huajt, qytetarët nga Kosova një nga përfituesit më të mëdhenj

Kroacia këtë vit ka lëshuar më shumë se 100 mijë leje pune për punëtorët e huaj dhe arsyeja për këtë janë ndryshimet e mëdha demografike që po kalon, dalja e fuqisë punëtore, por edhe rritja ekonomike.

Bazuar në një anketë të kryer nga PickJob, ka pasur një rritje mjaft të dukshme të numrit të kërkesave për leje pune për punëtorët e huaj.


“Në tre vjetët e fundit ka pasur një rritje mjaft të dukshme të numrit të kërkesave për leje pune për punëtorët e huaj. Punëtorët nga vendet e largëta vijnë kryesisht përmes agjencive. Në Kroaci vijnë punëtorë me kualifikim të lartë, por edhe punëtorë me kualifikim të ulët, nga të cilët ka më së shumti”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Kompania PickJobs thotë se punëtorët në industritë e shërbimeve, kryesisht në turizëm dhe hoteleri, e ata të ndërtimit janë shumë të kërkuar. Gjithashtu të kërkuar janë edhe punëtorët në bujqësi dhe punët sezonale.

Kroacia dominohet nga të huajt që vijnë nga vendet fqinje, por ka gjithnjë e më shumë njerëz që vijnë nga vendet aziatike, Ukraina dhe Filipinet.

Hulumtimi për punësimin e punëtorëve të huaj arriti në përfundimin se akomodimi për ta po përmirësohet çdo vit dhe se gjithnjë e më shumë kompani ofrojnë një vakt të ngrohtë.

“Punëdhënësit ende hasin disa pengesa. Pritja e gjatë për marrjen e lejes së qëndrimit dhe puna gjatë muajt e verës është problem për punëdhënësit që kanë nevojë për punëtorë, por edhe për punëtorët që largohen nga puna”, përfundon hulumtimi.

Numri më i madh i lejeve të punës brenda këtij viti janë dhënë për qytetarët e Kosovës, Bosnjës e Hercegovinës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Nepalit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kalo në kategori