Pastrimi i qytetit është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve.

KRM Pastrimi ka publikuar një video që evidenton moskujdesin e disa qytetarëve ndaj mjedisit, duke hedhur mbeturina në hapësira të gjelbëra dhe rrugë, përcjell Telegrafi.


Punonjësit e KRM Pastrimi tashmë kanë filluar largimin e mbeturinave të grumbulluara, duke garantuar mirëmbajtjen e pastërtisë në qytet.

Në një apel drejtuar qytetarëve, KRM Pastrimi kërkon ndërgjegjësim dhe kujdes: “Të nderuar qytetarë, ju lutemi që të mos i hedhni mbeturinat në hapësira publike dhe të gjelbëra. Ruajtja e pastërtisë është përgjegjësi e përbashkët dhe kontribuon në një mjedis më të shëndetshëm dhe të bukur për të gjithë”.

KRM Pastrimi rikujton se mbrojtja e mjedisit dhe respektimi i hapësirave publike janë elemente kyçe për mirëqenien e komunitetit. /Telegrafi/