Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se ekipet e saj kanë realizuar pastrimin e plotë të hapësirës përgjatë rrugës “Richard Holbrooke”, e cila ishte mbuluar me mbeturina inerte dhe të amvisërisë të hedhura jashtë kontejnerëve.

Nga kompania u bëhet apel qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe t’i hedhin mbeturinat vetëm brenda kontejnerëve, në mënyrë që të shmanget ndotja e hapësirave publike.


“Bashkë e mbajmë lagjen të pastër”, thuhet në njoftimin e KRM “Pastrimi”. /Telegrafi/