LAJMI I FUNDIT:

Kriza politike në Maqedoni ‘fsheh’ problemet e shqiptarëve në Maqedoni (Video)

Kriza politike në Maqedoni ‘fsheh’ problemet e shqiptarëve në Maqedoni (Video)

Kriza e thellë politike në vend ka lënë në harresë problemet e pazgjidhura të shqiptarëve në Maqedoni. Për më tepër se një vit gjithë vëmendja është përqendruar në zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës, ku nuk janë përfshirë kërkesat për avancimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Analistët, vlerësojnë se shqiptarët do të paguajnë faturën më të lartë pasi problemet e tyre rrezikojnë të mbetet gjatë kohë jashtë agjendës së drejtuesve të vendit.

“Mendoj që kriza politike ndikon në çdo segment të jetës por natyrisht neve si shqiptarë na intereson realizimi i të drejtave tona dhe natyrisht aty edhe fokusohemi, pra tek temat siç janë përdorimi i gjuhës, tekstet shkolle etj. Kriza politike ngulfat avancimin e të drejtave të caktuara sepse subjektet politike dhe institucionet janë të fokusuara në zgjidhjen e krizës politike”, tha për Alsat-M Bekim Kadriu, analist.


Para shpërthimit të krizës së fundit, debati për diskriminimin e shqiptarëve ishte shumë më aktual për dallim nga muajt e fundit kur temë kryesore janë bërë kushtet për zgjedhje demokratike dhe depolitizimi i institucioneve. Megjithatë, analisti Alajdin Demiri, thotë se çështja e raporteve ndëretnike në vend nuk vjetrohet asnjëherë dhe se kjo problematikë do të rikthehet në qendër të vëmendjes menjëherë pasi të zgjidhet ngërçi politik.

“Është një krizë që nuk vjetrohet dhe që peshon. Ideja e partive maqedonase është që të blejnë kohë sepse edhe ato e dinë se duhet të zgjidhet kriza ndëretnike. Pra, ato blejnë kohë duke pretenduar se do të ndryshojnë nesër dhe se nesër me lehtë do të zgjidhen këto probleme. Me siguri se është e vetmja logjikë e ekzistimit dhe funksionimit të partive maqedonase dhe atyre shqiptare”, tha Alajdin Demiri, analist.

Në Marrëveshjen politike për zgjidhjen e krizës që u arrit vitin e kaluar, nuk u përshinë temat si zyrtarizimi i plotë i gjuhës shqipe, deetnizimi i simboleve kombëtare, ndarja e proporcionale e buxhetit apo vendimmarrja me konsensus. Se për këto probleme nuk po bisedohet, ka alarmuar vetë kreu i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, i cili është pjesë e negociatave për zgjidhjen e krizës. Ai në disa raste është kërcënuar se mund të tërhiqet nga bisedimet për zbatimin e paktit të Përzhinës nëse anashkalohet tema e raporteve ndëretnike dhe ajo për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori