Kriza politike ka ‘infektuar’ edhe KSHZ-në, assesi të ketë qëndrim të prerë për zgjedhjet
Komisioni shtetëror zgjedhor ka nisur me kontrollet në terren dhe me kryqëzimin e të dhënave. Megjithatë paqartësi dhe dilema hapen nga vet anëtarët e KSHZ-së. Mosdalja e KSHZ-së me qëndrim konkret sesa janë të mundura gjasat që Lista zgjedhore të pastrohet para datës së 5 qershorit, kur edhe parashihen zgjedhjet.
Njohësit e çështjeve politike thonë se KSHZ nuk ka kohë të pastrojë listën zgjedhore para 5 qershorit. Prandaj, edhe po merret me tema teknike.
Sipas politologut Bashkim Bakiu, sikurse të beheshte puna me regull, ne sot do të kishim listë të pastër.
“Ngërçi i përgjithshëm politik reflekton edhe në punën e KSHZ-së. Të mos harrojmë se vetëm tre anëtarë janë ekspertë kurse pjesa dërmuese janë përfaqësues të partive politike, të cilët do të japin qëndrime me shumë politike se sa reale. Sidoqoftë mendoj se nuk ka kohë për të pastruar listën zgjedhore, dhe jam i mendimit se do dalin probleme që e tangojnë listën zgjedhore që në terren ende nuk janë qartësuar, por mos harrojmë se në proces zgjedhore KSHZ është institucioni kyç dhe që e ka fjalën e parë dhe të fundit për të qenë procesi si duhet sidomos në kushte si gjindet Maqedonia”, tha Bakiu.
Prandaj, shton më tutje Bakiu, ajo që duhet të bëjë dhe ajo që realisht duhet të thotë KSHZ-ja është shumë me rëndësi në këtë krizë politike, për mbajtjen e zgjedhjeve kredibile.
Ai mendon se ky institucion do jetë në fokus dhe presion më të madh ditëve në vijim.
Mevlud Islami, politolog, vlerëson se ngecjet në pastrimin e listës zgjedhore dhe mosrespektimi i marrëveshjes së Përzhinos çojnë vëndin në një krizë edhe me të thellë.
“Duke pasur parasysh presionin që po bëjnë afatet kohore ditë e më tepër vihen në dyshim zgjedhjet e 5 qershorit, kjo argumentohet me faktin që Komisioni Shtetror Zgjedhor më shumë merret me gabimet teknike të anketuesve se sa me pastrimin e përpikt të listës që do të mund të garantonte zgjedhje fer, të lira dhe demokratike. Pa listë të pastruar, që do të nënkuptonte një person një vote, zgjedhjet e qershorit edhe më tepër do të thellonin krizën e legjitimitetit që do të nënkuptonte krizë permanente politike”, theksoi për Portalb Islami. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe